Bologna duket e vendosur për të marrë maksimumin nga një transferim i mundshëm i Riccardo Calafiorit në Angli.
Së fundmi, italianët kanë refuzuar plot 47 milionë euro nga Arsenal dhe kërkojnë një shifër më të lartë për të lënë të lirë mbrojtësin. Bologna kërkon të shfrytëzojë garën mes Arsenal dhe Chelsea për shërbimet e 22-vjeçarit dhe të mund të arkëtojë të paktën 50 milionë euro nga ky operacion.
Megjithatë, për t’u theksuar se edhe nëse Calafiori shitet për shifrën e 50 milionë eurove, sërish kjo shumë nuk do të shkojë e gjitha në arkën e Bolognas, pasi Bazeli (ish-klubi i tij) ruan ende 40% të kartonit të mbrojtësit.