Sporti

Boksierja Donjeta Sadiku merr ftesën për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokio 2020

06/15/2021 21:07
nga:Lorik J

Komiteti Olimpik i Kosovës ka pranuar sot ftesën për boksieren Donjeta Sadikun nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore.

Kështu Sadiku do të përfaqësojë boksin kosovar në Lojërat Olimpike Tokio 2020, njofton Klan Kosova.

Donjeta ditë më parë garoi në turneun kualifikues olimpik evropian, të mbajtur në Paris të Francës, por që u ndalë në raundin e dytë.

Ajo ka dërguar në 11 numrin e sportistëve që do të përfaqësojnë vendin tonë në Tokio 2020.