Sporti

Boksieri shqiptar, Jakaj ‘ia fikë dritat’ serbit, Nikolic

03/24/2023 22:37
nga:E K

Boksieri shqiptar, Bernardin Jakaj ka fituar meçin ndaj serbit, Nikolic.

Jakaj ishte më i mirë në duel duke arritur ta mposht serbin nacionalist, Nikolic i cili kishte provokuar me flamurin e Kosovës me ngjyrat e Serbisë para këtij dueli, shkruan GazetaBlic Sport.

Meçi ishte organizuar me gjithsej 10 raunde.

Jakaj dominoi duelin duke e gjunjëzuar serbin në raundin e tretë. Boksieri shqiptar fitoi në fund pas 10 raundeve me vendim të gjyqtarëve.

/GazetaBlic Sport.