Sporti

Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku fiton meçin e parë në Lojërat Mesdhetare, fiton ndaj Abdesalem Sassi

06/26/2022 17:08
nga:Lorik J

Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku ka fituar meçin e parë në Oran 2022 në Lojërat Mesdhetare.

Bajoku ka shënuar fitore në raundin e parë të garave të boksit në Lojërat Mesdhetare Oran 202. Ai ka fituar meçin ndaj boksierit nga Tunisia, Abdesalem Sassi, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky meç u zhvillua në kuadër të kategorisë, -63kg.

Shpëtim Bajoku fitoi me rezultat unanim, ku të tre gjyqtarët vlerësuan se ai ishte më i mirë se kundërshtari.

Meçi u përcoll edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.

/GazetaBlic Sport