Sporti

Boksieri francez nuk pranon asesi humbjen: Godet kamerën me grusht, e ulet në ring

08/01/2021 20:00
nga:E K

Peshat e rënda në boks rezervuan një duel midis boksierit francez Murad Aliev dhe atij britanik Frejzer Klark.

Sfida u fitua nga britaniku Klark pasi Aliev u diskualifikua nga gjyqtari për dy goditje të dhëna ndaj kundërshtarit jashtë rregullave të sportit. Por këtu vjen dhe shpërthimi i francezit i cili iu drejtua kamerës duke bërtitur ‘’Unë fitova, të gjithë e panë’’, dhe e goditi me grusht.

Më pas, Aliev vendosi të qëndrojë në ring për gjysmë ore në shenjë proteste ndaj vendimit të gjyqtarit. Mbyllet kështu olimpiada për boksierin francez për të cilin pretendimet ishin të larta.