Lajme

Bojkoti i Listës serbe/ Gashi: Vazhdim i sabotimit të proceseve demokratike në Kosovë

04/08/2024 21:14
nga:G B

Listës Serbe ka njoftuar sot se do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

Kjo sipas komentatorti politik, Blerim Shala është vazhdim i sabotimit të proceseve demokratike në Kosovë nga Lista Serbe.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Gashi ka thënë se Lista Serbe një veprim të tillë e kishte bërë edhe në herën e parë kur ishin shtyrë zgjedhjet me kërkesën e amerikanëve, pastaj ato u sabotaun dhe u penguin nga kjo listë, raporton gazeta10.

“Nuk është për tu quditur me këtë deklaratë të Listës Serbe e cila është vegël e Vuciqit. Kjo listë kur e pa që dështunë në tërheqjen e institucioneve e përkrahen peticionin, tash kur po e shohin që ky proces po shkon në mbarvajtje të duhur, tash moren vendim qe ta sabotojnë dhe të paraqesin pengim”, ka thënë Gashi.

Ai nuk beson që ky vendim i Listës Serbe do të jetë pengesë për procesin e votimit në këto katër komuna veriore.