Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, tha se duhet të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur në dialogun me Serbinë.
“Thirremi si Komision në trajtimin direkt të çështjes së personave të pagjetur. Janë disa elemente duhet të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur karshi dialogut. Po në të njëjtën kohë ka shumë çështje brenda Komisionit që duhet të rregullohen si ligji, plotësim ndryshimi i ligjit”.
Ndërsa, sa i përket çështjes të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Bogujevci tha se duhet të bëhet shumë punë në Komisionin për verifikimin e kësaj kategorie.
Megjithatë, ajo tha se raporti i katër organizatave nën udhëheqje të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT/KRCT) do të përcillet në Kuvend.
“Ekziston Komisioni për verifikimin e dhunës seksuale gjatë luftës dhe njohjes së statusit të viktimave por që ka ende shumë punë për të bërë. Është lansuar edhe raporti i katër organizatave në udhëheqje të KRCT-ës për impaktin dhe ballafaqimin që kanë viktimat në këtë drejtim. Ky raport do të përcillet në Kuvend”, tha Bogujevci për Ekonomia Online.
Mbi 12 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë