Lajme

Bogdanoviq: Mashtrim i ri në Listën Serbe, ndyshimet vetëm makiash

10/25/2023 09:42
nga:N M

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate serbe, Goran Bogdanoviq tha për Danas se “i ashtuquajturi ndryshim në kryesinë e Listës Serbe është në fakt një mashtrim i ri i popullit serb dhe vetëm një ‘make-up’”.

“Edhe njëherë kemi njerëz që kanë marrë pjesë shumë aktive në të gjitha proceset që nga viti 2013”, tha Bogdanoviq, ish-ministër në qeverinë serbe.

“LS duhet të përballet me të gjitha fatkeqësitë që ka bërë në Kosovë, nga kërcënimet, shantazhet, përmes rekrutimit partiak, deri te krimi”, tha Bogdanoviq.

Grenell: Kurti nuk po i respekton marrëveshjet, Thaçi do t’i respektonte