Sporti

Boban: Është e vështirë të thuhet nëse Modric është futbollisti më i mirë kroat ndonjëherë

02/05/2025 13:38
nga:Mergim Rreci

Ish kapiteni i kombëtares kroate të futbollit, Zvonimir Boban (56) ishte i ftuar në një emision në radiostacionin spanjoll Cadena SER.

Ndër të tjera ka folur edhe për Luka Modric (39), legjendën e futbollit kroat dhe të Real Madridit dhe fituesin e Topit të Artë 2018, transmeton GazetaBlic Sport.

Kur u pyet nëse Modric është futbollisti më i mirë kroat ndonjëherë, Boban u përgjigj: “Ai ka rezultatet më të mira. Është e vështirë të thuhet se kush është më i miri. Ai është sigurisht një futbollist fantastik, unik që i ka treguar Kroacisë dhe mbarë botës futboll të jashtëzakonshëm. Një futbollist me inteligjencë të madhe, teknikë të shkëlqyer dhe leximin e lojës. Ai është unik”, ka thënë Boban.

/GazetaBlic Sport/