Sporti

Boateng mohon akuzat ndaj tij: Unë nuk jam i dhunshëm, nuk e sulmova ish partneren

09/09/2021 18:57
nga:E K

Mbrojtësi i Lyon, Jerome Boateng u paraqit para gjykatës së Mynihut të enjten, e cila do ta gjykojë atë për akuzat e dhunës ndaj nënës së dy fëmijëve të tij.

Kampioni botëror gjerman mund të dënohet me burgim pesë-vjeçar nëse vërtetohen akuzat e ngritura ndaj tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi i Lyon, Boateng ka mohuar akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm.

Unë nuk jam i dhunshëm. Unë nuk e sulmova atë “, tha Boateng.

Megjithatë ish-partnerja e tij vazhdoi akoma me akuzat duke deklaruar se ai e ka sulmuar atë.

Ai më sulmoi në sy me gishtin e madh, ai poashtu më tërhoqi zvarrë nga flokët“, tha ajo.

Ish-çifti aktualisht janë në gjyq për kujdestarinë e binjakëve të tyre 10-vjeçarë, të cilët jetojnë me Boateng.

/GazetaBlic Sport/