Sporti

Boateng: “Lewandowski dëshiron të largohet? Nuk jam i befasuar, ka dëshirë për përvojë të re

05/18/2022 22:14
nga:Lorik J

Jerome Boateng, ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, foli për të ardhmen e sulmuesit të Bayernit, Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak me shumë gjasë ka vendosur të largohet nga Bayerni dhe kjo është tema e javëve të fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk më befasoi. Mund të ishte parashikuar: për një lojtar si ai është legjitime të mendosh se dëshiron të bëjë diçka të re”, tha fillimisht ai për mediat ndërkombëtare.

“Është e njëjtë për të gjithë. Është e vështirë, por ka kohë të mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje të mirë për të dyja palët”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport