Geek

BMW ndalon eksportin e makinave në Rusi

03/02/2022 10:48
nga:G C

Prodhuesi gjerman i makinave BMW ka deklaruar të martën se kishte ndaluar eksportin e makinave në Rusi dhe do të ndalonte prodhimin në terren atje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania gjithashtu tha se priste që prodhimi të ndërpritet për shkak të pengesave të furnizimit.

“Për shkak të situatës aktuale gjeopolitike, ne po ndërpresim prodhimin tonë vendor në Rusi dhe eksportin në tregun rus”, tha BMW në një deklaratë.

Ndryshe, agresioni rus në Ukrainë ka hyrë tanimë në ditën e shtatë, nga ku presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi atë që ai e quajti “operacion special ushtarak”.