Geek

BMW E9 Coupe “rikthehet në jetë”, kësaj radhe me motor elektrik të Teslas që prodhon 450 kuaj-fuqi

03/28/2022 19:53
nga:Donika Fetahu

Një njësi e modelit legjendar BMW E9 Coupe, është “rikthyer në jetë” falë motorit elektrik të Tesla.

BMW E9 është modeli më i rrallë nga cilado BMW M3 apo Z8, pasi janë prodhuar vetëm 30 mijë njësi nga vitet 1968 deri më 1975.

Por duket se vitet e kanë bërë te veten, ku shumë prej tyre kanë përfunduar nëpër deponi mbeturinash, derisa pak prej tyre kanë mbijetuar falë entuziastëve të restaurimeve të veturave të vjetra.

Një e tillë është bërë me motor elektrik – duke i futur një të tillë që është marr nga vetura Tesla. Vlen të theksohet se vetura ishte në gjendje të mjerueshme, por ekipi i Electric Cassic Carsa bëri të pamundurën që ta “rikthej në jetë”.

Brendësia ishte aq në gjendje të rëndë, sa që nuk kanë mundur ta shpëtojnë, kështu ishte një sfidë edhe më e madhe për ekipin e entuziastëve që filluan restaurimin dhe vendosjen e motorit të Tesla Model S, si dhe bateria e saj që u mor dhe ishte pothuajse e paprekur.

Përveç kësaj, BMW është bërë me setin e ri të frenave Wilwood dhe fellnet e Alpina, kurse vetura tani peshon paksa më shumë sesa versioni origjinal. Megjithatë falë 450 kuaj-fuqive, shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për tre sekonda.