Sporti

Mund të largohet nga Bayern për 40 milionë euro, ja ku mund të transferohet Lewandowski

05/12/2022 16:28
nga:Mergim Rreci

Sipas Bild, Bayern është i gatshëm të shesë Robert Lewandowski në verë, për një shumë jo më pak se 40 milionë euro.

Sipas gazetës gjermane, klubi bavarez nuk ka arritur marrëveshje me sulmuesin polak për të rinovuar, pavarësisht se ka edhe një vit në kontratën e tij,  përcjell GazetaBlic Sport.

Lewandowski, golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 34 gola, mbush 34 vjeç më 21 gusht.

Barcelona, ​​sipas shtypit spanjoll, është klubi që është në vijën e parë për të transferuar lojtarin.