Blogerja e famshme, Chiara Ferragni, ndodhet me pushime në Greqi.
Një incident i ka ndodhur asaj ndërsa po udhëtonte me një varkë. Influencuesja, hipi në një varkë me destinacion Hidrën, një ishull me pamje nga Peloponezi, midis Poros dhe Spetes, një orë e gjysmë larg kryeqytetit. Papritmas anija u prish dhe Chiara me miqtë e gjetën veten pa asnjë mundësi për të arritur në destinacionin e tyre.
“Djema, u prish varka. Po mundohemi të ankorojmë diku, duke pritur të vijë një taksi. Një udhëtim që supozohej të zgjaste një orë e gjysmë. Ne kemi qenë në këtë varkë në mes të detit për tre orë, dreqin”.- tha bloggerja.
View this post on Instagram


