Tensione ne protesten e Rinasit. Banoret shtyhen me policinë.
Tubimi vjen pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
Banorët e zonës kanë bllokuar në shenjë proteste rrugën, duke u ulur në asfalt. Ata kërkojnë njëzëri që rruga të kthehet me dy sense lëvizje.
Një prej banorëve të këtij fshati tha se për të marrë një bukë në dyqan, i duhet të bëjë 25 km rrugë, ndërsa theksoi se kjo gjë bëhet edhe për të çuar fëmijët në shkollë.