Lajme

Bllokohet rruga në afërsi të kufirit Kosovë – Shqipëri, qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese nga Qeveria

01/24/2022 11:14
nga:Gazeta Blic

Një numër qytetarësh po protestojnë afër pikëkalimit kufitar Kosovë – Shqipëri në Morinë. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta anti-covid që Kosova po i aplikon së fundmi në kufij. Qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për t’u futur në Kosovë duhen tri doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.

Nga pamjet e siguruara nga ABC në kufi duket një prezencë e shtuar e forcave policore të cilët tentojnë të negociojnë me qytetarët që e kanë bllokuar rrugën.

“Herën e parë me një vaksinë, herën e dytë me dy, herën e tretë me tre. Ndërkohë që vaksina e tretë bëhet gjashtë muaj. Ka afat kohor 6 mujor”, shprehet një qytetar i revoltuar.