Lajme

Bllokohen pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë

06/19/2023 23:37
nga:Gazeta Blic

Pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë janë bllokuar për shkak të protestave në Serbi.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se pikat e tjera mbeten të kalueshme dhe nuk ka kolona.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë thirrje që kosovarët të mos marrin rrugën për në Serbi përmes këtyre pikave kufitare.