Lajme

Bllokimi i kosovarëve në kufi/ Reagon Kurti: Serbia po hakmerret për Këshillin e Evropës

04/17/2024 14:36
nga:N K

Pas ndalimit te qindra shtetasve të Kosovës që nga orët e mbrëmjes të së martës në pikëkalimet kufitare të Serbisë, ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter, e ka cilësuar ndalimin e kosovarëve si hakmarrje të Serbisë për votimin në Këshillin e Evropës.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar kryeministri Kurti.