Autobusë të shumtë nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci, në pikëkalimin kufitar “Batrovc”.
Lidhur me këtë kanë folur për Gazeta Blic nga kompania “Zhitia Turist”.
Nga kjo kompani kanë thënë se ndalesa është bërë pasi pala serbe ka thënë se ka bllokim të sistemit
“Kanë mbetur të bllokuar që nga ora 12 pas mesnate. Janë aty ende duke qëndruar. Pala serbe u ka thënë se ka bllokim të sistemit, ua ka marrë dokumentet dhe po presin që të zgjidhet dhe të vazhdojnë”, kanë deklaruar nga “Zhitia Turist” për Gazeta Blic.
Ndërsa, sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës./Gazeta Blic/


