Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas bllokimit të autobusëve në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.
Ajo ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me përjashtim, njëjtë sikur Rusia.
Veprimet e tilla, Kusari Lila thotë se rrezikojnë jetë dhe dëmtojnë qytetarë të pafajshëm.
“Dje, përfaqësuesit serbë në KiE kërcënuan se do të tërhiqen nëse Kosova anëtarësohet. Serbia duhet të ballafaqohet me përjashtim, njëjtë sikur Rusia. Veprimet e tilla si bllokimi i 300 udhëtarëve në kufirin mes Serbisë e Kroacisë që nga mëngjesi i hershëm rrezikon jetë dhe dëmton qytetarë të pafajshëm”.
Yesterday, Serbian representatives at @coe threatened to withdraw if Kosovo joins. Serbia should face expulsion, similar to Russia. Actions such as blocking 300 🇽🇰 travelers at the 🇭🇷-🇷🇸 border since early morning endanger lives & harm innocent citizens.pic.twitter.com/tT9xBm7XFH
— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) April 17, 2024