Deputetët kanë dështuar sot për herë të 33-të ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Seanca ka zgjatur më pak se tre minuta, për të thënë se seanca e radhës mbahet pas 48 orëve.
Në anën tjetër, së fundi presidenti amerikan, Donald Trump dha mesazh se do të angazhohet në çështjen Kosovë-Serbi.
E, kjo vlerësohet se duhet të merresh shumë seriozisht nga politikanët në Kosovë.
Njohësja e çështjeve politike, Magbule Shkodra, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurti duhet ta marrë seriozisht këtë mesazh, teksa thotë se deklarata e tij lidhur me këtë çështje ishte joserioze dhe e pavend.
“Ky mesazh nga presidenti amerikan, Donald Trump duhet të merret shumë seriozisht nga të gjithë politikanët e Kosovës, sidomos nga deputeti, kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Deklarata e Kurtit dje se më duket se është bërë më shumë për konsum të brendshëm, është plotësisht e pavend dhe joserioze, e gjitha çfarë duhej të thoshte është që e përshëndet këtë deklaratë dhe do të shikojë përpara që të bashkëpunojë me presidentin Trump”, shprehet ajo.
Sa i përket bllokadës në Kuvend, ajo thotë se përgjegjësia më e madhe bie mbi VV-në, teksa thotë se shpreson që pas deklaratës së Trump partitë të ulen dhe të gjejnë konsensus.
“Në anën tjetër është shumë e vërtetë se po vazhdon bllokada për jokonstituim të Kuvendit ku sot dështoi për herë të 33-të dhe është joserioze nga partia më e madhe VV dhe tani secila parti që është në parlament ka përgjegjësi por përgjegjësia më e madhe bie mbi VV-në. Po shpresoj që pas deklaratës së Trump do të reflektojnë, do të ulen në një tavolinë dhe do të bisedojnë për të gjetur konsensus politik. Kjo situatë nuk mund të zgjidhet ndryshe përveç se me një konsensus politik të partive”, deklaroi Magbule Shkodra.
Ndërsa, analisti Arbnor Sadiku, thotë për Gazeta Blic se s’mund të ketë progres në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë, derisa Kosova është në krizë institucionale.
“Vet përmendja e faktit se Kosova dhe Serbia janë në një mosmarrëveshje akoma dhe natyrisht më parë SHBA-të kanë ndërhyrë që të ketë një shtensionim të situatës do të krijohet ajo marrëveshja e Uashingtonit që ishte në kohën e presidentit Trump nënkupton që sërish të gjitha këto konflikte që po ndodhin në botë Kosova ndonëse nuk e ka epiqendrën më të madhe mund të jetë një prej opsioneve të ardhshme që në agjendës e presidentit Trump të njihet si një prej sukseseve në politikën e jashtme që kjo mosmarrëveshje të ketë një zgjidhje, nëse nuk do të jetë afatgjate të paktën të jetë e përkohshme. Kosova aktualit është duke vendnumëruar për shkak të një krize institucionale dhe deri në krijimin e një Qeverie të re që buron nga legjitimiteti i zgjedhjeve të fundit dyshja shumë se mund të ketë ndonjë progres për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë”, theksoi Sadiku./Gazeta Blic/
Dedaj: Largimi i Kurtit nga pushteti, hap historik për rikthimin e bashkëpunimit me SHBA


