Showtime

Blleki tergon arsyen pse u nda nga PINT

12/26/2021 21:41
nga:Donika Fetahu

Reper i njohur nga Gjilani, Blleki, pas një kohe të gjatë i’u rikthye intervistave.

Në emisionin e Meriton Mjekiqit, reperi shpalosi shumë gjëra si nga jeta private dhe nga ajo muzikore, përcjellë GazetaBlic.

Pas një pauze Blleki, shpalosi detaje pasi që është bërë baba për herë të dytë dhe tregoi se për çfarë arsye ai nuk po bashkëpunon më me PINT.

“Raportet i kam mirë hala po besoj që arsyja ka qenë që unë vetë jam tip që dominoj, nuk mundem me qëndru me një vend. U kon një kohë e keqe për mu dhe kanë ndodhë shumë sene”, tha reperi sa i përket mardhënieve me PINT-at.

Blleki shtoi se rrugën që ka nisur në tregun muzikor dëshiron ta vazhdoj vet, si Blleki, si dhe shtoi se ai asnjëherë nuk ka pas kontratë me labelin muzikor PINT./GazetaBlic/