Lajme

Blinken: ShBA nuk ka strategji për ndryshimin e regjimit në Rusi

03/27/2022 12:04
nga:Q R

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë strategji për ndryshimin e regjimit për Rusinë.

Në një fjalim në Varshavë, presidenti Joe Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

“Unë mendoj se presidenti, Shtëpia e Bardhë, theksoi mbrëmë se, thjesht, presidenti Putin nuk mund të fuqizohet për të bërë luftë ose për t’u përfshirë në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër”.

“Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi, apo askund tjetër, për këtë çështje”, shtoi Blinken.

Rusia po propagandon me fotografi për luftën në Kosovë, Reuters e përgënjeshtron