Lajme

Blinken pritet ta vizitojë Shqipërinë

02/06/2024 15:27
nga:Sh R

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, pritet ta vizitojë Tiranën më 16 shkurt.

Siç ka raportuar Top Channel, thuhet se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Për momentin nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO.