Lajme

Blinken kujton viktimat e sulmit të 11 shtatorit: Së bashku, ne do të ndërtojmë një botë më të sigurt

09/11/2022 20:00
nga:G B

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 20001.

Blinken ka thënë se nuk do ta harrojnë asnjëherë mbështetjen e madhe nga aleatët dhe miqtë.

“Sot ne përkujtojmë rreth 3,000 personat e vrarë në sulmin terrorist të 11 shtatorit dhe trimërinë, dhembshurinë, forcën dhe guximin e amerikanëve tanë. Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e madhe nga miqtë dhe aleatët. Së bashku, ne do të ndërtojmë një botë më të sigurt”, ka shkruar Blinken në Twitter.