Lajme

Blinken: Kina ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

04/27/2024 18:55
nga:Mergim Rreci

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se Uashingtoni do të veprojë nëse Kina nuk ndalon furnizimin e Rusisë me artikujt e përdorur në sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Duke folur për BBC në Pekin, kryediplomati amerikan tha se ai ua kishte bërë të qartë homologëve të tij se ata “po ndihmonin në nxitjen e kërcënimit më të madh” për sigurinë evropiane që nga Lufta e Ftohtë.

Ai nuk tha se çfarë masash ishin të gatshme të ndërmarrin SHBA.

Por, Blinken ishte gjithashtu i prirur të theksonte se ishte bërë përparim në disa fusha.

Ai vlerësoi Pekinin për përpjekjet në ndalimin e furnizimeve të drogës fentanyl që arrin në SHBA.

Kina mbetet burimi kryesor i fentanilit për SHBA-në, për të cilin Shtëpia e Bardhë ka thënë se po shkakton një krizë të shëndetit publik në të gjithë vendin.