Lajme

Blinken do të shkojë në Bruksel për të biseduar për Ukrainën dhe Afganistanin

04/11/2021 21:20
nga:Gazeta Blic

Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, do të shkojë në Bruksel këtë javë për të diskutuar për Iranin, Afganistanin dhe aktivitetet ruse të drejtuara në Ukrainë, tha një zyrtar amerikan.

Blinken bashkë me Sekretarin e Mbrojtjes të SHB-së, Lloyd Austin, do të shkojnë në Bruksel.
Ky zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk është se ka dhënë shumë detaje të tjera për vizitën që pritet të mbahet në Belgjikë.

Austin ishte planifikuar të vizitonte selinë e NATO-s në Belgjikë, këtë të shtune, thuhej në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar.

Udhëtimi nga dy anëtarët e kabinetit të Presidentit Joe Biden, është në kohën kur në kufirin Ukrainë-Rusi, në rajonin Donbagg, thuhet se ka tensione, shkruan Reuters.

LEXO EDHE:

BIK-u në aksion para fillimit të Ramazanit, pastrohet Samadrexha