Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të diskutojë rolin e Izraelit si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës këtë fundjavë, raporton Sky News.
Ushtruesja e detyrës së ndihmës sekretarit të shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Yael Lempert, bëri të ditur lajmin teksa foli me gazetarët.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se konflikti i Rusisë në Ukrainë do të vazhdojë të rrisë çmimin e produkteve bazë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore ndërsa çmimet e grurit rriten.


