Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Pekin për dy ditë takime me zyrtarë kinezë.
Udhëtimi shënon vizitën e parë të një diplomati amerikan në Kinë në pothuajse pesë vjet.
Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi kryesor i bisedimeve është stabilizimi i një marrëdhënieje që është bërë jashtëzakonisht e tensionuar.
Ajo vjen gati pesë muaj pasi një vizitë e mëparshme e Blinken u shty, pas fluturimit të një baloni të dyshuar spiun kinez në hapësirën ajrore të SHBA-së.
SHBA-ja ka ulur pritshmëritë për vizitën dhe të dyja palët e kanë bërë të qartë se nuk presin ndonjë përparim të madh.
Qëllimi, thonë zyrtarët amerikanë, është të rihapen linjat e komunikimit të nivelit të lartë dhe të stabilizohen marrëdhëniet që janë tensionuar që nga incidenti me balonë, raporton BBC.
Kina ka organizuar stërvitje ushtarake pranë Tajvanit, të cilin Pekini e sheh si pjesë integrale të Kinës. SHBA mban lidhje të ngushta me qeverinë e Tajvanit të zgjedhur në mënyrë demokratike.


