Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka deklaruar se Amerika, Japonia dhe partnerët e G7-ës qëndrojnë së bashku me vendoshmëri për të ndaluar agresionin e Rusisë në Ukrainë.
“Sanksionet financiare gjithëpërfshirëse të Japonisë janë pasqyruese dhe demostrojnë unitetin dhe vendosmërinë tonë për t’ i dhënë fund luftës së zgjedhur të Rusisë”, deklaroi Blinken.
Ndryshe pak më parë në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së OKB-së është votuar për dërgimin e çështjes së Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për një seancë të posaçme urgjente.
Shtete të shumta evropiane dhe të botës tashmë kanë vendosur sanksione të shumta në drejtim të Rusisë.
Pavarësitë kësaj, Vladimir Putin ka vazhduar të deklarohet lidhur me pushtimin e Ukrainës, si dhe me agresionin e vazhdueshëm në këtë vend përmes ushtrisë së madhe të cilën e ka dërguar tashmë në territorin ukrainas.


