Forcat të shtuara të policisë së Kosovës janë parë në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Kjo pasi tashmë ka nisur ekzekutimi i një ushtrimi të përbashkët mes forcave të sigurisë së Ambasadës amerikane dhe policisë së Kosovës.
PK në një njoftim të mëhershëm ka bërë të ditur se në këtë ushtrim do të ketë involvim edhe të njësive speciale e elitare.


