Padyshim që ngjarja e dy ditëve më parë ishte një ‘tronditje’ e madhe për tërë botën e futbollit.
Christian Eriksen gjatë duelit, Danimarkë-Finlandë, u shtri në fushë pa ndjenja pasi kishte pësuar një sulm në zemër dhe ishte në gjendje kritike për jetë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky rast ka ndikuar shumë edhe te qendërmbrojtësi holandez, Daley Blind.
Ai ka thënë se pasi e njeh personalisht Eriksenin dhe pas problemeve të tij shëndetësore në zemër në vitin 2019 kishte konsideruar të mos paraqitej në ndeshjen e djeshme të Holandës ndaj Ukrainës.
“Ajo që ndodhi me Christian më ka befasuar shumë. Jo vetëm sepse Christian është një nga miqtë e mi të ngushtë, por edhe për shkak të përvojës time personale. Për një kohë mendova të mos luaja”, tha Blind.
/GazetaBlic Sport/


