Showtime

Blerta Veseli bëhet me apartament në qendër të Miamit, i kushtoi mbi 1 milionë Dollarë

08/28/2023 10:26
nga:K G

Blerta Veseli, ish-miss Universe Kosova 2020, është bërë me apartament luksoz në qendër të Miamit.

Bukuroshja 25 vjeçare sapo ka blerë apartamentin super luksoz që kalon vlerën 1.1 milion Dollarë, në një nga lagjet më të shtrenjta në Miami të Floridas.

Pamjet e apartamentit të ri , Blerta i ka shpërndarë në instastory.

Blerta Veseli, me prejardhje nga Gjilani, është shndërruar në njërën nga modelet më të kërkuara në Amerikë, duke performuar për shumë brende të ndryshme në industrinë ndërkombëtare të modës.

Ajo së fundit është parë edhe në ballinën e revistës prestigjioze “Harper’s Bazaar”, me një pamje mahnitëse dhe duke reklamuar gurë diamanti.