Lajme

Blerta Deliu u kërkon falje të burgosurve në rastin Kumanova: U keqinterpretua deklarata ime

11/25/2021 11:05
nga:N M

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar sërish për deklaratën e saj, siç thotë ajo, që u keqkuptua për të dënuarin në Maqedoni në një debat që ajo kishte me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se për asnjë moment nuk e ka quajtur të dënuarin, terrorist.

Sipas saj qëllimshëm i është ndarë një pjesë e deklaratës për ta linçuar.

“Në asnjë moment nuk i kam cilësuar si terroristë. Më është keqinterpretuar deklarata për të nxitur militantët tuaj. Keni dështuar të qeverisni. Po ju them se keni gabuar tërësisht, e dini mirë se unë i përkas dy familjeve që kanë flijuar shumë. Familjes Kodra dhe Deliu. Kemi plagë që nuk janë mbyllur kurrë. Si është e mundur që unë të kem një mëndim të tillë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, siç kanë tentuar të aludojnë disa nga ju. Dua ta korrektoj keqinterpretimin. Një keqinterpretim i qëllimshëm nuk mund të më dorëzoje para disa individëve që përmes shpifjeve e sulmeve kanë ushqyer propagandën kundër UÇK-së. Një keqinterpretim i qëllimshëm nuk mund të kthehet në defanzivë nga disa individë. Atyre djemve atje ndjesë të madhe për keqinterpretimin”, tha Deliu

Të gjitha viktimat e aksidentit në Bullgari vdiqën nga asfiksia