Lajme

Blerta Deliu: Trusti duhet të kalojë në shtator, Qeveria e LVV të reflektojnë

07/19/2022 17:40
nga:G B

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka një paralajmërim ët frikshëm për vjeshtë dhe dimër sa i përket çmimit të energjisë elektrike, por edhe ngritjes së çmimeve të produkteve bazë, raporton Gazeta Blic.

Sipas saj, duke parë se Qeveria nuk po u del në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, opsion i vetëm mbetet që në shator të diskutohet tërheqja e një pjesë të parave nga Trusti, ku tashmë 21 mijë nënshkrime janë deponuar në Kuvend nga një nismë qytetare.

“Ne do të kemi, do ta trajtojmë peticionin e qytetarëve 21 mijë nënshkrime në sesionin e vjeshtës, do të diskutojmë për të parë mundësinë që kjo kërkesë të marrë mbështetjen, unë nuk do të paragjykoj se si do të jetë vendimi, por Qeveria duhet të reflektojë, por e di që kemi një barrikadim të qeverisë në çfarëdo kërkese që vjen në drejtim të saj, sjelljes arrogante me sindikalistët dhe me mediat”, thotë ajo.