Lajme

Blerta Deliu: Tek pas vendimit të Kushtetueses, Vjosa Osmani emëroi anëtarin e PDK-së në KQZ

07/30/2021 14:09
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë PDK-së për emërimin e anëtarit të dytë në KQZ nga kjo parti.

Deliu tha se pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, Osmani, sot ka nxjerr vendimin për emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në këtë komision.

“U deshën disa muaj që pretendimet tona të drejta të merren parasysh e të vërtetohen si të bazuara, ndërsa ky vendim është fitore kushtetuese e radhës e PDK-së, në raport me tentativat për kapjen e këtij institucioni të pavarur kushtetues” shkruan Deliu në Facebook raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

E drejta kushtetuese e Partisë Demokratike të Kosovës që të përfaqësohet me dy anëtarë në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, më në fund, triumfoi!

Pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të papranueshme kërkesën e presidentes Osmani, kjo e fundit, sot ka nxjerr vendimin për emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në këtë komision.

U deshën disa muaj që pretendimet tona të drejta të merren parasysh e të vërtetohen si të bazuara, ndërsa ky vendim është fitore kushtetuese e radhës e PDK-së, në raport me tentativat për kapjen e këtij institucioni të pavarur kushtetues.