Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla.
Syla u sulmua në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë në orët e vona të mbrëmjes, njofton Gazeta Blic.
“I papranueshëm sulmi ndaj gazetarit Valon Syla!E drejta për tu shprehur lirshëm është e drejtë e garantuar me Kushtetutë.Sulmi ndaj Valonit është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Kushdo që qëndron prapa këtij akti, duhet të ndëshkohet nga organet kompetente” shkruan Deliu në Facebook raporton Gazeta Blic.


