Blerta Deliu ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të VV-së në KQZ.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Deliu ka thënë se kjo gjuhë është për keqardhje, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Për keqardhje gjuha e përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të KQZ.
Zgjedhjet lokale u vlerësuan si shembullore nga mekanizmat relevante ndërkombëtare dhe vëzhguesit evropian. Tentimet për njollosjen e procesit zgjedhor një javë pas organizmit të tyre, janë shqetësuese.
Mendësia se zgjedhjet janë të rregullta e te mira vetëm kur fiton partia të cilën ti e përfaqëson, është mendësi e rrezikshme dhe totalitare.
Kjo mendësi e njëson partinë me shtetin.
/GazetaBlic/