Lajme

Blerta Deliu lexon letrën e vajzës së Heroit Ilaz Kodrës: Duke u rritur, kam dëgjuar shumë histori të panumërta për ty

05/02/2024 12:56
nga:Sh R

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një fotografi me vajzën e komandantit, Ilaz Kodrën.

Deliu-Kodra përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se Krenare Kodra ka lindur me 4 nëntor të vitit 1999-të , gjashtë muaj pasi babai I saj Ilaz Kodra ka rënë heroikisht në mbrojte të Atdheut.

“Sot, pata nderin ta lexoj letrën që ajo ia dedikon babait, të cilin edhe pse nuk pa dhe nuk e njohu kurrë – jeton me të në zemër çdo ditë.”, ka shkruar ajo.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka treguar se gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për nder të Ilaz Kodrës ka lexuar letrën e Krenare Kodrës dedikuar babait të saj.

“Sot, pata nderin ta lexoj letrën që ajo ia dedikon babait, të cilin edhe pse nuk pa dhe nuk e njohu kurrë – jeton me të në zemër çdo ditë”.

Më poshtë keni letrën e plotë: