Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, së bashku me bashkëpartiakë sot e vizitoi Teqen e madhe të Helvetive në Rahovec.
Ajo thotë se vizitën e ka bërë për nder të Muajit Muharrem.
Postimi i saj:
Për nderë të Muajit Muharrem, bashkë me miq e bashkëpartiakë e vizituam Teqën e madhe të Helvetive në Rahovec.
Në këtë vend të shenjtë, në korrik të 1998, është martirizuar kleriku Shejh Mihedini, udhëheqësi fetar e shpirtëror që përveç petkut fetar e shpirtëror, shquhej për vlerat e atdhetarit të shquar shqiptarë, të rilindësit, dhe të prijësit që nuk u nda nga populli i vet deri në flijim.