Lajme

Blerta Deliu: Kemi një presidente që nuk e njeh luftën e UÇK-së

04/14/2021 13:20
nga:M K

Blerta Deliu – Kodra ishte ‘përfaqësuesja’ e PDK-së në konferencën e sotme për medie.

Deputetja nga Skenderaj, përgjatë kësaj konference, hodhi akuza në drejtim të presidentes, kryeministrit dhe ministres së jashtme, përcjell GazetaBlic.

Ajo kritikoi Osmanin për qasjen e saj dhe mospërmendjen e Thaçit në takimin me ish-presidentët.

“Sot ne kemi një presidente e cila nuk e njeh luftën e UÇK-së. Për më tepër, ajo ftoi të gjithë ish-presidentët në takim, por as nuk i shkoi ndërmend që ta përmendë Hashim Thaçin”, tha ndër të tjera Deliu.

LEXO EDHE:

Osmani mesazh krerëve serbë: Mos i ikni drejtësisë, pendohuni dhe kërkoni falje Kosovës!

/GazetaBlic/