Lajme

Blerta Deliu: Institucionet të marrin masa për të vënë drejtësi për këtë rast të turpshëm

11/02/2022 17:20
nga:Y I

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, ka reaguar pas lajmeve ku shihen disa infermiere duke ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj një të moshuare në Pejë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Deliu ka thënë se është e frikshme dhe e tmerrshme dhuna e shpërfaqur ndaj një gruaje në moshë.

Deliu ka thënë se institucionet duhet të marrin masa për të vënë drejtësi ndaj këtij rasti të turpshëm.

Reagimi i plotë:

E frikshme dhe e tmershme dhuna e shpërfaqur ndaj një gruaje në moshë. Edhe më e frikshme indiferenca e vajzave, në prezencën e të cilave dhunohej një grua.

Të gjitha vajzat qe ishin prezente në momentet kur është ushtruar dhunë duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Institucionet të marrin masa për të vënë drejtësi ndaj këtij rasti të turpshëm.

Pacolli: Keni abuzuar me një nënë dëshmori