Lajme

Blerta Deliu: Albin Kurti i ka braktisur qytetarët në kohë krize

12/29/2021 10:09
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar kryeministrin Kurti për mospjesëmarrjen në seancën e djeshme plenare ku diskutohej për krizën energjitike, raporton Gazeta Blic.

Deliu thotë se Kurti po vazhdon t’i injorojë qytetarët, përfaqësuesit e tyre dhe institucionin e Kuvendit.

Ajo potencon se i njëjti nuk shkon në seancë pasi i ka braktisur qytetarët e Kosovës në këtë kohë krize.

“Albin Kurti nuk vjen në seancë sepse ai i ka braktisur qytetarët e Kosovës në këtë kohë krize. Ai u ka thënë atyre se: “Nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë”. Pra, qytetarët kanë vetëm këtë zgjidhje në javët dhe në muajt në vazhdim: Të përballen me reduktime ose të përballen me rritje të çmimeve të energjisë, sepse Kryeministri dhe Qeveria e tyre nuk ka zgjidhje tjetër. Duke e parë indiferencën e Kryeministrit Kurti për të ofruar zgjidhje, qytetarët do të përballen me të dyja këto: Edhe me reduktime të energjisë edhe me shtrenjtim të energjisë” shkruan Deliu në Facebook.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të duhej të ishte në Kuvendin e Kosovës në debatin për krizën energjetike. Por, jo!

Ai po vazhdon t’i injorojë qytetarët e Kosovës, përfaqësuesit e tyre dhe institucionin e Kuvendit.

Debati parlamentar për krizën energjetike zgjati plotë 8 orë, por as kaq kohë nuk i mjaftuan të vijë në Kuvend dhe t’iu tregojë qytetarëve se çka do të bëjë ai dhe qeveria e tij për ta përballuar situatën e rëndë dhe çka do të bëjë që të mos shtrenjtohet energjia elektrike për 40%?

Albin Kurti nuk vjen në seancë sepse ai i ka braktisur qytetarët e Kosovës në këtë kohë krize. Ai u ka thënë atyre se: “Nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë”. Pra, qytetarët kanë vetëm këtë zgjidhje në javët dhe në muajt në vazhdim: Të përballen me reduktime ose të përballen me rritje të çmimeve të energjisë, sepse Kryeministri dhe Qeveria e tyre nuk ka zgjidhje tjetër. Duke e parë indiferencën e Kryeministrit Kurti për të ofruar zgjidhje, qytetarët do të përballen me të dyja këto: Edhe me reduktime të energjisë edhe me shtrenjtim të energjisë.

Katër spitale të përgjithshme s’kanë pacientë me COVID-19