Showtime

Blero: Nuk e ndaj shtratin me asnjë femër këtu, kam respekt për të dashurën

10/28/2023 21:26
nga:Sh R

Ky edicion i Big Brother VIP Kosova, po sjell shumë ngjarje interesante, e arsyeja e kësaj janë banorët shumë të veçantë që ka.

Blero, në Prime të kaluar u përzgjedh njëri i të preferuarve të publikut së bashku me Edonën dhe Ganiun.

Banorët këto ditë i kanë ndarë shtretërit, duke fjetur bashkë në çifte.

Me sa duket Bleros nuk po i pëlqen kjo ide fare, e arsyen e ka diskutuar me Lindën.

“Me një mashkull gjithë, me një femër, jo për ndonjë gjë, por kam respekt ndaj të dashurës sime.” – tregoi Blero.

Gjithashtu edhe Linda u shpreh e pakënaqur, pasi fjetja me Ganiun nuk po e bën të ndihet rehat.