Showtime

Blero: Luani këtu, ua lëshova rendin se e pash që keni nevojë për çmimin e madh

12/22/2023 21:46
nga:Sh R

Sonte në ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, në studion nga ku transmetohet spektakli janë shfaqur dy ish banorët e këtij formati televiziv – Besi e Blero.

Ky i fundit, gjatë komunikimit të tij me banorët brenda në shtëpi, i ka përshëndetur ata duke e prezantuar veten si “luan”.

“Mirëmbrëma, Luani këtu. Ju lëshova rend, sepse e pash që keni nevojë për atë çmim, iu uroj suksese”, ka thënë Blero pos tjerash.