Showtime

Blero i jep fund lidhjes edhe me të dashurën e re?

07/16/2023 14:40
nga:Gazeta Blic

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka qenë vitin e fundit shumë i përfolur për jetën e tij private.

Kjo pasi ai i dha fund martesës shumëvjeçare me modelen Afrona Dika, gjersa adresoi disa akuza publike kundrejt saj.

Sido që të jetë, vetëm pak pas ndarjes së shumëpërfolur, ai njoftoi se kishte gjetur një të dashur të re, të cilën nuk e znuloi asnjëherë identitetin e saj për publikun.

Mirëpo një postim i fundit i këngëtarit nga Mitrovica ka lënë të nënkuptohet se edhe kjo lidhje nuk i ka zgjatur shumë.

 

Këngëtari i hitit “Fotografia” publikoi në InstaStory një imazh nga palestra me bicepsin e fleksuar, teksa shkroi në mbishkrimin e tij: “Dhe ajo rriti moshën 26 vjeçare, dhe përfundoi”.

Me moshën 26 vjeçare ai iu referuar zakonit të çuditshëm të Leonardo DiCaprios, i cili për rastësi ka qenë gjithmonë në lidhje me vajza nën moshën 26 vjeçare dhe është ndarë nga to kur kanë arritur këtë moshë.

Blero përndryshe para martesës me Afrona Dikën, ka qenë i martuar edhe me këngëtaren Teuta Krasniqi, me të cilën së bashku kanë një vajzë të quajtur Tara.