Showtime

Blero është rikthyer me “bebin”? Kapen “mat” në Prishtinë

08/25/2024 20:49
nga:N K

Blerim Muharremi i njohur si Blero është kapur “mat” në Prishtinë me të dashurin e tij të cilës i referohej si ‘Beb.

Ata janë ulur përballë njëri-tjetrit në një nga kafenetë e Prishtinës ku nuk u kanë shpëtuar syve kureshtarë.

Nuk dihet nëse Blero ka rifilluar lidhje me ‘bebin’ apo është vetë një takim miqësor, pasi ai kishte pohuar se ka kohë që është ndarë nga ajo.

“Unë dhe bebi jemi ndarë prej nga muaji mars por që tani e gëzojmë një miqësi shumë të shëndoshë, për të cilën jemi dytë shumë falënderues”, kishte shkruar Blero.