Lajme

Blerja e raketave “Javelin”, Maqedonci tregon se kur vijnë në Kosovë

07/04/2024 22:13
nga:G B

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se sistemi kundërtankë amerikan “Javelin”, po bëhet pjesë e inventarit të FSK-së.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se në mars është bërë pagesa e parë.

“I ka kaluar të gjitha proces e aprovimit në ShBA. Në muajin mars ne kemi ekzekutuar këstin e parë të pagesës që nënkupton që tani jemi në proces të pasjes si pjesë të inventarit të FSK-së. Dhe normalisht do të kemi edhe diskutimet rreth kohës së mundshëm të liferimit të Javelin në Kosovë”, ka thënë Maqedonci në Tëvë1.

Ai nuk ka treguar se kur ato mund të arrijnë në Kosovë, duke thënë se kjo do të vendoset gjatë diskutimeve.

Maqedonci ka folur edhe për planin e transicionit të FSK-së, duke thënë se është duke shkuar sipas planit.

Ai ka bërë të ditur se janë duke përgatitur tri regjimente tokësore të FSK-së si dhe modernizimin me armatim.

Në fillim të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës se do të blejë 246 raketa kundërtanke të tipit Javelin.