Lajme

“Blerja e librave direkt nga prindërit, zhbënë edhe një skemë të dyshimtë korrupsioni të ndërtuar me vite”

08/22/2023 16:03
nga:N K

Deputeti nga LVV-ja, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi ka reaguar pas deklaratave të shumta lidhur me blerjen e librave nga prindërit, me vendim të MASHT-it. raporton Gazeta Blic.

“FORT BRE JANË MERAKLI N’TENDERA. Po bërtasin sepse po vendoset një standard që mundëson blerjen e librave nga shteti, pa ndërmjetës e pa korrupsion”, ka shkruar Bajqinovci.

Tutje ai tha se ky opsion për blerjen e librave është më i mirë, meqenëse shpenzohet më pak, pa tendera e pa lidhur marrëveshje me kompani të tjera.

“Nuk favorizohet një operator ekonomik i vetëm por hapet tregu, rritet konkurrenca përfitojnë bizneset në një mënyrë shumë më të balancuar”.

Gjithashtu ai tha se më herët bënin propaganda me këtë çështje si dhe bënin shkelje e manipulime me çmimin real të librave.

“Për fund, këta vdesin kur Qeveria Kurti, aplikon forma të ndihmës direkte për qytetarët, pa aplikuar metodat e tyre të tenderomanisë. Fakti që qytetarët e kuptojnë se Qeveria u mundëson realizimin e kësaj të drejte, pa i vjedhur me tender e pa i keqpërdorur qytetarët, i tmerron”, tha deputeti nga LVV-ja.